Rreth 20 makina të policisë, janë duke e ruajtur materialin sensitiv të zgjedhjeve i cili ka nisur të shpërndahen në gjithë Kosovën.
Shpërndarja e materialit ka nisur nga Qendra e Numërimit të votave në Fushë-Kosovë.
Janë 17 kamionë me këtë material, dy prej të cilëve do të jenë për vendvotimet në Mitrovicën Veriore.
Materialin e zgjedhjeve për në Veri do ta sigurojnë Policia e Kosovës nga atje, ndonëse fillimisht kishte kërkesa që përcjelljen ta bënte OSBE-ja.
Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, ka thënë “gjithçka ka qenë në rregull deri më tani, sikur me cilësinë e materialit poashtu edhe me sigurinë që është duke iu bërë”.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër, në të cilat do të marrin pjesë 26 parti të certifikuara, njofton Klan Kosova.
Të gjitha vendvotimet do të hapen në ora 7:00, ndërsa të drejt vote do të kenë 1 milion e 872 mijë 941 votues.