Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Lichtenstein

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për sfidën e rradhës së kombëtares, Shqipëri – Lihtenshtejn, e cila do të zhvillohet në datë 2 shtator ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit të ri Christian Panucci, vazhdojnë rrugëtimin me këtë ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org ose në dyqanin zyrtar tek Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit lançon me këtë rast një promocion të trefishtë:

1. Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.

Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

2. Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.

3. Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50 %.