Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli është paraqitur sot për herë të parë para gjyqësisë së Speciales.Në këtë seancë pritet të bëhet prezantimi i aktakuzës me të cilën ngarkohet Veseli.
Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin udhëtuan të enjten e javës së kaluar drejt Hagës, pas konfirmimit të aktakuzave që iu bën në kuadër të Dhomave të Specializuara.Gjatë ditës së djeshme ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi si dhe ish-komandanti Suprem i UÇK-së, Hashim Thaçi u deklaruan të pafajshëm në zhvillimin e seancës gjyqësore në Hagë.