Ballina Lajmet Kosovë Fillon protesta në Bujanoc kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

Fillon protesta në Bujanoc kundër diskriminimit të shqiptarëve nga Beogradi

Ka nisur protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.

Ekipi i Tëvë1 është duke qëndruar atje, në pamjet e dërguara shihen një numër i madh i protestuesve me pankarta, “Duam libra shqip”,
“Gjinekologjia për gratë shqiptare – Kujdes shëndetësor pa diskriminim gjuhësor”.

Në protestë shihet edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ndryshe, kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Exit mobile version