Në Tiranë ka filluar protesta e opozitës e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kanë ardhur nga disa qytete të vendit, ndërsa në protestë do të mbajnë fjalime përfaqësues dhe drejtues të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Protesta e organizuar kundër Qeverisë së Shqipërisë pritet të zgjasë disa orë.
Ndërkohë Policia e Shqipërisë ka marrë disa masa për të shmangur incidentet në protestë, ku ka bllokuar për qarkullimin disa akse rrugore.