Fillon gara e skijimit “DARDANIA CUP – ARXHENA”

Në Qendrën e Skijimit Arxhena sot dhe nesër mbahet gara ndërkombëtare në nivel të FIS-it, “DARDANIA CUP – ARXHENA”.

Shtetet pjesëmarrëse përveç Kosovës do të jenë Shqipëria, Maqedonia Veriore, Greqia, Sllovakia, Turqia, Hungaria.

Hapja solemne e garës ndërkombëtare në disiplinën e sllallomit të madh(GS), u bë sot në ora 10:00, ku delegatë teknikë nga FIS është Dusan Gorisek.