Ka filluar festivali i parë ndërkombëtar i filmit në Xheda, që është festivali i parë i këtij lloji që mbahet në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali Ndërkombëtar i Filmit i “Red Sea” zhvillohet në qytetin e vjetër Xheda, i cili është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor.
Në ceremoninë e hapjes së festivalit u shfaqën një numër i madh i aktorëve dhe personazheve të njohura nga industria e filmit vendas dhe të huaj.
Festivali u hap me shfaqjen e muzikalit “Cirno”, të regjisorit britanik Joe Wright, ndërsa në ceremoninë e mbylljes do të shfaqet filmi “Out of the Method”, i regjisorit egjiptian Amr Selame.
Gjatë festivalit do të shfaqen gjithsej 138 filma të shkurtër dhe artistikë nga 67 vende dhe 34 gjuhë.
Ky është një festival filmi që u themelua në vitin 2019, vetëm një vit pasi u hap kinemaja e parë në Arabinë Saudite. Vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë COVID-19.
Kinemaja e parë në Arabinë Saudite u hap në vitin 2018 pas një ndalimi 35-vjeçar, si pjesë e reformës “Vizioni 2030” të zbatuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman. /aa