Fillojnë reagimet nga Serbia pas rritjes së taksës nga Kosova

“Blic.rs” ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, transmeton lajmi.net.

Në mbledhjen e Qeverisë, sot ministri i Tregtisë, Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa që deri më tani ishte 10 për qind.Portali serb “Blic.rs” e ka quajtur “Hakmarrje e turpshme” vendimin e Qeverisë së Kosovës.