Fillojnë protesta masive në Barcelonë

Një tubim i madh që bën thirrje për unitetin spanjoll ka filluar në qytetin e Barcelonës një ditë pasi Katalonia u hoq nga autonomia e saj për shpalljen e pavarësisë.

Shumë nga ata që protestonin në qytetin më të madh të rajonit bënë thirrje për ta burgosur udhëheqësin katalanas Carles Puigdemont, raporton BBC.

Puigdemont u shkarkua pasi qeveria qendrore e Spanjës mori kontrollin e institucioneve katalane. Të dielën, një ministër në Belgjikë tha se ai mund të merrte azil politik atje.

Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese pasi që u organizua referendumi i pavarësisë, nga qeveria katalunase e Puigdemont, e cila u mbajt më parë këtë muaj në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm. Qeveria katalane tha se nga 43% e votuesve potencialë që morën pjesë, 90% ishin në favor të pavarësisë./