Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fillojnë bisedimet ndërmjetësuese në Etiopi për t’i dhënë fund konfliktit

Fillojnë bisedimet ndërmjetësuese në Etiopi për t’i dhënë fund konfliktit

Në Etiopi kanë filluar bisedimet e ndërmjetësimit për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm midis njësive të ushtrisë dhe anëtarëve të Frontit Rebel të Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i TPLF-së, Getachew Reda, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi se ambasadori i Unionit Afrikan në Bririn e Afrikës, Olusegun Obasanjo, zhvilloi bisedime ndërmjetësimi.

“Zhvilluam një takim shumë produktiv me ambasadorin e Bririt të Afrikës, Obasanjo, dhe u dha informacion se ku qëndron Tigray në krizën etiopiane. Ishte një takim i mirë,” tha Reda.

Nga ana tjetër, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështje Humanitare dhe Koordinator i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths, ka nisur gjithashtu bisedimet me palët në Etiopi.

Njoftohet se Griffiths, i cili u takua me përfaqësuesit e TPLF-së në qytetin Mekelle në Tigray, shkoi edhe në kryeqytetin Addis Ababa.

– Gjendja e jashtëzakonshme

Qeveria etiopiane më 2 nëntor kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të sulmeve kryengritëse të TPLF-së që vazhduan përparimin e tyre në veri.

Ndërkaq, në kryeqytetin Addis Abeba u krijuan forcat e mbrojtjes kundër sulmeve të mundshme nga TPLF.

Konflikti që zgjat për 11 muaj në veri të vendit ka zhvendosur rreth 2,5 milionë njerëz dhe me më shumë se 5 milionë njerëz në rajon kanë nevojë për ndihmë urgjente. /aa

Exit mobile version