Keni dëgjuar ndonjëherë për njerëzit që konsumojnë yndyrë si gjë të parë në mëngjes?
Ndërsa disa preferojnë të kenë bajame të njomura në stomakun bosh, të tjerë zgjedhin menjëherë një filxhan çaj ose kafe për të nisur ditën e tyre. Por, cili konsiderohet si ushqimi më i mirë për t’u ngrënë në mëngjes? Në vend që të shkoni për një pije me kafeinë, mund ta filloni ditën me një pjesë të yndyrave të shëndetshme.
Sipas një raporti të publikuar nga Universiteti A&M i Teksasit, planifikimi i marrjes së yndyrës së shëndetshme më herët gjatë ditës, gjatë mëngjesit ose para drekës, mund të zvogëlojë inflamacionet.
Studimi zbuloi gjithashtu se sa më vonë të hani ushqime plot me yndyra të ngopura, aq më shumë ka të ngjarë që ato të prishin orën e brendshme të trupit tuaj, duke përkeqësuar çdo përgjigje inflamatore. Kjo ju bën të ndiheni të plogësht, duke shkaktuar gjithashtu pengesa në stilin e jetës.
Andaj më poshtë gjeni një recetë që preferohet ta konsumoni në mëngjes:
*1 lugë gjelle krem kokosi të pastër
*Pluhur organik matcha
*Shtoni pak ujë të nxehtë
*Përziejini të gjitha së bashku (mos e anashkaloni këtë hap)