Filloi pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka filluar në të gjitha qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) dhe sipas raporteve të kryetarëve të qendrave tesimi i maturantëve ka filluar me kohë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Janë mbi 8.500 maturantë të cilët nuk kanë mundur të arrijnë prakun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në lëndët profesionale.

Provimi i Maturës është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë vendin, poadministrohet nga 600 administrues dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuar nga MAShT.