Filipinet goditen nga një tërmet 6,7 ballë

Një tërmet me magnitudë 6,7 ballë tronditi Filipinet, njoftoi Qendra Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë, epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në juglindje të qytetit Masbate në rajonin Bicol dhe në një thellësi prej 10 kilometrash. 

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami, kurse autoritetet në Filipine ende nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me dëmet e shkaktuara.