Filipine, Kurban Bajrami shpallet pushim zyrtar

Në Filipine dita e parë e Kurban Bajramit është shpallur pushim zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e presidencës njoftoi se presidenti Rodrigo Duterte nënshkroi ndryshimin ligjor që dita e parë e Kurban e Bajramit, 31 korriku, të shpallet pushim zyrtar.

Në një deklaratë me shkrim, Duterte ka theksuar se vendimi për përcaktimin pushim zyrtar të ditës së parë të Kurban Bajramit është marrë me rekomandimin e Komisionit të Muslimanëve të Filipineve.

Ndër të tjera, në deklaratë Duterte ka bërë thirrje që gjatë festës së Kurban Bajramit të respektohet distancimi social në kuadër të masave të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Filipine edhe 5 qershori u shpall pushim zyrtar me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Muslimanët përbëjnë rreth 10 për qind të popullatës në Filipine.