Një anije që transportonte 251 pasagjerë është fundosur në ujërat e kepit Dinahica në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, zyrtari policor i provincës Quezon, Rhoderic Armamento, ka thënë se anija është fundosur për shkaqe ende të panjohura teksa po lundronte drejt ishullit Pililio.
Armamento ka njoftuar se pjesa më e madhe e 251 pasagjerëve janë shpëtuar.