Përbërësit: 1 gjoks pule, 1 gotë lëng portokalli, 1 gotë lëng pule, 1 degë rozmarinë e grirë shumë imët, 2 lugë gjelle uthull balsamike, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë, piper, 1 lugë gjelle gjalpë (opsional) 4-5 fije të holla nga lëkura e portokallit, 1 lugë çaji sheqer kaf.
Përgatitja: Filetot e pulës i piperosim dhe më pas i tiganisim pak duke i kaluar në vaj ulliri, për 5 minuta, sa të marrin një faqe (mund ti rrahim më parë për ti holluar paraprakisht) Shtojmë uthull balsamike, lëngun e portokallit dhe lëngun e pulës. Shtojmë rozmarinën e prerë hollë dhe e lëmë të ziejë me zjarr të avashtë. Rregullojmë shijen me kripë e piper.
Kur lëngu të filloj të reduktohet shtojmë sheqerin, gjalpin dhe lëkurën e portokallit. Presim deri sa masa të bëhet kremoze dhe më pas e heqim nga zjarri dhe e servirim. Ju bëftë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha