Perberesit:
- 500 gr fileto pule
- 500 ml qumesht
- 2 luge gjelle miell
- 2-3 luge gjalp
- Vaj ulliri
- Kripe
- Arre moskat
- Piper i zi
- 2-3thelpinj hudher
- 1 dore bajame te pjekura
- 3-4 luge limon i shtrydhur
Pergatitja:
Ne fillim pritini holle filetot e pules dhe marinojini me vaj ulliri, kripe, leng limoni. Me pas ne nje tigan te thelle bashkojini gjalpin me vaj ulliri dhe vendosini ne zjarr te avashte duke shtuar filetot dhe hudhren. Lerini te skuqen duke i kthyer ne te dyja anet sa te marrin ngjyre te arte dhe me pas kalojini ne nje pjate. Ne tiganin me yndyre qe keni skuqur filetot, shtoni miellin sa te zverdhet dhe shuajini me qumesht. Perzijini mire mos behet kokrrize. Me pas bashkoni kremin me filetot e skuqura duke i lene per 5-6 minuta. Shtoni arre moskat, piper te zi dhe bajame te pjekura te copetuara. Servireni ne pjata dhe shoqerojeni me sallate te stines.