Siç raportohet nga Windows Latest, File Explorer tashmë mund të hapë direktoritë në tabe të reja ngjashëm me mënyrën sesi hapen tabet e reja në një shfletues.
Pak ditë më parë versioni eksperimental më i fundit i Windows 11-ës debutoi për testuesit në kanalin Beta.
Përditësimi i ri përfshin disa funksionalitete të reja dhe përmirësime si opsioni për të ruajtur të dhënat e OneDrive në PC me një klikim të vetëm nga telefoni apo mbështetja për passkey të palëve të treta.
Megjithatë disa ndryshime nuk janë dokumentuar. Siç raportohet nga Windows Latest, File Explorer tashmë mund të hapë direktoritë në tabe të reja ngjashëm me mënyrën sesi hapen tabet e reja në një shfletues.
Më përpara nëse një direktori ishte hapur në desktop ose menunë Start ndërsa File Explorer ishte i hapur, do të hapte një dritare të re. Në mesin e përmirësimeve të tjera të File Explorer janë rregullimin e problemit të navigimit duke shkruar në fushën e adresës.
Një tjetër veçori e re është opsioni për të ndërprerë përkujtuesit për krijimin e kopeve rezervë duke përdorur hapësirën cloud të OneDrive. Ju mund të zgjidhni ndërprerjen e kopjeve rezervë në OneDrive për 1 muaj ose përgjithnjë.