FIFA me një pako 1.5 miliardë dollarë do të ndihmojë futbollin

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar një pako mbështetjeje prej 1.5 miliardë dollarëve me qëllim për të zbutur pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e FIFA-s thuhet se në takimin e mbajtur përmes video-konferencës është marrë vendimi për dhënien e mbështetjes ekonomike për federatat e vendeve anëtare.

Federatat do të fitojnë nga një ndërsa konfederatat nga dy milionë dollarë. Në mënyrë shtesë do të jepen edhe nga 500 mijë dollarë të cilat do të përdoren në futbollin për gratë.

Po ashtu, do të sigurohen edhe kredi pa kamatë për federatat në vlerë prej 35 për qind të të ardhurave. Mbështetja e përgjithshme e FIFA-s do të arrijë në 1.5 miliardë dollarë.