FIFA kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës!

Sipas gazetës “El Pais” , Spanja rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës.

Federata spanjolle thuhet se ka marrur një letër nga FIFA, në të cilët shpjegohet se ndërhyrja e Qeverisë në zgjedhjet federale mund të qojë në pezullimin e një anëtari, dhe më pas të përjashtimit nga të gjitha garat në të cilat merr pjesë.

Kërkesa për përsëritjen e zgjedhjeve për presidencën që u zhvillua nga Consejo Superior de Deportes, sipas trupit udhëheqës të futbollit botëror, kjo ndërhyrje e CSD etiketohet si një ndërhyrje e panevojshme e Qeverisë që rrezikon autonominë e Federatës dhe nënkupton një shkelje serioze të statusit të saj.

Në korrik, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Angel Maria Villar, u arrestua si pjesë e një operacioni në të cilën u akuzua për përvetësim dhe falsifikim të dokumenteve që lidhen me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.