Fidan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve pa’lestinezë në kauzën e tyre të drejtë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, në mesazhin e tij që postoi pas fjalimit që presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, mbajti para ligjvënësve në Asamblenë e Madhe Popullore të Turqisë (TBMM) theksoi se “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë”, transmeton Anadolu.

“Sigurisht që do të vijë dita kur palestinezët do të jetojnë të lirë në tokat e tyre, nën çatinë e shtetit të tyre. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve palestinezë në kauzën e tyre të drejtë”, shkroi Fidan.

Fjalimi 46-minutësh i liderit palestinez në parlamentin turk u prit me duartrokitje nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, deputetët dhe të ftuarit.