Fidan takohet me një delegacion nga Ha’masi, diskutohet ar’mëpushimi në Ga’za dhe shkëmbimi i të bu’rgosurve

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me anëtarët e Byrosë Politike të Hamasit dhe diskutoi zhvillimet e fundit në negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Gaza që do të lejonte shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, raporton Anadolu.

Fidan u takua me kryetarin e Këshillit Shura të Hamasit, Mohammed Ismail Darwish dhe anëtarët e Byrosë Politike, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në negociatat e armëpushimit dhe krizën humanitare në Gaza, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme turke.

Fidan ripohoi angazhimin e Türkiyes për të mobilizuar mbështetjen ndërkombëtare për të trajtuar “katastrofën humanitare” në Gaza, veçanërisht në pjesën veriore të enklavës së bllokuar.

Të dyja palët diskutuan gjithashtu procesin e pajtimit ndër-palestinez, paraqet një seri përpjekjesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Fatahut dhe Hamasit, me ç’rast Fida vlerësoi takimin e fundit të organizuar në Kajro, Egjipt.

Gjatë takimit, Fidan përcolli ngushëllimet e tij për zyrtarët e Hamasit në lidhje me vrasjen e Yahya Sinwar-it nga forcat izraelite.