Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fidan kërkon që Iz’raeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë...

Fidan kërkon që Iz’raeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, gjatë së cilës ai kërkoi që Izraeli të shmangë “veprimet provokuese” që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të konflikteve, duke shprehur shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në rajon, raporton Anadolu.

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, në një postim në X tha se biseda telefonike është zhvilluar me kërkesë të Sekretarit amerikan të Shtetit. Ai u shpreh se gjatë bisedës, Fidan nënvizoi nevojën për të ushtruar presion ndaj Izraelit për një armëpushim të përhershëm në Gaza.

Gjatë bisedës telefonike, të dy zyrtarët diskutuan për procesin e negociatave ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe tensionet në rritje në rajon, tha Keçeli, duke shtuar:

“Ministri Fidan deklaroi se vrasja e shefit të Byrosë Politike të Hamasit (Ismail) Haniyeh dhe masakra e vazhdueshme kundër palestinezëve treguan edhe një herë mungesën e vullnetit të Izraelit për të vendosur paqe”.

Fidan tha gjithashtu se Hamasi ka treguar më parë një qëndrim konstruktiv ndaj një armëpushimi.

Exit mobile version