FFK reagon për Edon Zhegrovën

Pas lajmit se Edon Zhegrova do t’i bashkohet Shqipërisë, gazeta “Blic” ka kontaktuar menjëherë trajnerin e përkohshëm të Kosovës, Muharrem Sahitin, por ai nuk ka dashur të reagojë për këtë çështje.

Ai që ka reaguar, ishte sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili ka thënë se lojtari është ftuar më përpara edhe nga Kosova.

“Lojtari tani është 18 vjeç dhe ka marrë ftesë nga ekipi U-21. Sigurisht që është në planet tona. Ne i kemi dhënë mundësinë që të vijë të luajë për U-21 dhe gradualisht do të ftohet edhe nga Kombëtarja A”, tha fillimisht Salihu.

Por, më tej ai ka thënë se lojtari ka lindur në Kosovë dhe ka luajtur në këtë kampionat, prandaj duhet të luajë për Kosovën fillimisht.

“Do të ketë një takim me palën shqiptare. Duhet ta zgjidhim këtë çështje, sepse kështu nuk shkon më. Federata e Kosovës duhet t’i mbrojë lojtarët”, tha Salihu.

Kujtojmë që Edon Zhegrova, deri më, tani ka luajtur 9 ndeshje për skuadrën belge dhe ka realizuar dy gola në 541 minuta lojë dhe ndoshta duke e parë konkurrencën e madhe në Përfaqësuesen A, ka shtyrë këta të fundit të ftojnë së pari tek U-21.