FFK përfundon sezonin në Ligën e Parë, FC Besa rikthehet në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës është takuar sot për të vendosur për fatin e ligave të Kosovës.

Përveç Superligës, ligat e niveleve më të ulëta, do të përfundojnë parakohe sezonin.

Lajmi.net meson se në këtë takim është vendosur për përfundimin e Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë me tabelat aktuale.

KF Besa e Pejës me këtë vendim rikthehet në Superligë, skuadër kjo që i ka munguar futbollit elitar të Kosovës.

Në Superligë do të futet edhe Arbëria nga Lipjani.

Kampione e Ligës së Dytë është shpallur Kika, ndërsa në Ligën e Parë nga vendi i dytë do të futet FC A&N.

Për detaje të reja, Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar.