Ballina Sport Futboll FFK me Memorandumi bashkëpunimi me Federatën gjermane të futbollit

FFK me Memorandumi bashkëpunimi me Federatën gjermane të futbollit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të premten ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Federatën gjermane të Futbollit(DFB).

Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, më rastin e nënshkrimit tha se DFB deri me tash na ka mbështetu në trajnimin e trajnerëve, dhe sipas tij, tash do të thellojmë këtë bashkëpunim, që parasheh shkollimin e administratorëve, gjyqtarëve dhe personelit tjetër.

“Për neve është një privilegj i madhe që të jem partner të një superfuqie në futboll siç është DFB. Këtë privilegj do ta ruajmë edhe kultivojmë edhe më shumë duke mos harruar mbështetjen që na ka dhënë DFB-ja në procesin e pranimit në UEFA dhe FIFA. Këta do të jenë mysafirë tonë në ndeshjen e parë si mikpritës kundër Kroacisë. Sot përmes këtij nënshkrimi të memorandumit po formalizojmë këtë bashkëpunim disavjeçar. Një falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, pa ndihmën e të cilëve nuk do të realizohej ky bashkëpunim. Milkoreit është një pjesë e Kosovës tashmë, ndërsa edhe pjesa tjetër delegacionit dëshirojë që të kalojnë si në shtëpinë e tyre”, theksoi Vokrri.

Në emër të DFB kryetarin Vokrri dhe sekretarin Salihu si dhe të gjithë të tjerët i ka përshëndetur Rainer Milkoreit, i cili ndër të tjera theksoi: “Se ne tash po kemi 6 vite bashkëpunim dhe unë urojë FFK-në për pranim në UERFA dhe FIFA si dhe për ndeshjen e parë si mikpritës i kualifikimeve. Bashkëpunimi ynë ka qenë shumë i frytshëm dhe kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në përkrahjen e FFK-së ende pa qenë Kosova e pranuar. Por tash që FFK-ja është në UEFA dhe FIFA, ka mundësi tjera bashkëpunimi dhe këtë do ta bëjë DFB dhe tash do të kalojmë një mënyrë tjetër pasi të nënshkruajmë memorandumin edhe atë do të licencojmë trajnerë, do të profesionalizojmë administratën, do të kemi këshillime për gjyqtarë dhe të tjerë. Me këtë do të sjellim përvojat tona në Kosovë dhe për këtë për dy vite me radhë do të jetë një koordinator nga DFB, që do të merret me të gjitha këto sido mos në fuqizimin e punës me të rinj. Unë do të jemi gjithmonë përkrah FFK-së”.

Exit mobile version