Ballina Sport Futboll FFK identifikon pasuesin e Glihas

FFK identifikon pasuesin e Glihas

Primoz Gliha është larguar nga posti i përzgjedhësi te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Pas largimit të trajnerit slloven, Federata e futbollit të Kosovës duket se ka zgjedhur pasuesin e tij.

Sipas mediumit boshnjakë, ”sportske.ba”, Blaz Sliskovic është një nga kandidatët kryesor të marr drejtimin e kombëtares.

“Siç mësojmë, Sliskovic është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar ky medium.

64-vjeçari ka udhëhequr skuadra të shumta boshnjake e kroate, ndërsa është shpallur dy herë kampion në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sliskoviq gjatë sezonit 2008-09 ka drejtuar skuadrën e Tiranës.

Gliha u emërua trajner i përkohshëm i Kosovës, pas shkarkimit të Giresses.

Exit mobile version