FFK: Agim Ademi i beson Challandes – selektori do të vazhdojë me Kosovën

Bernard Challandes nuk është akoma në rrezik.

Rezultatet negative në ndeshjet e fundit kanë bërë që shumë pikëpyetje të ngritën edhe mbi Bernard Challandes.

Selektori i kombëtares së Kosovës ka marrë përgjegjësinë për dështimin ndaj Maqedonisë së Veriut, megjithatë, presidenti i FFK, Agim Ademi, ka besim te zvicerani.

Sipas një komunikate të FFK, selektorit i është besuar vazhdimi i punës me grupin.

“Presidenti Ademi shfaqi besimin e tij ndaj përzgjedhësit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Challandes do të ketë dy testet të tjera në këto ditë, atë kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Dy humbje mund të jenë fatale për helvetin.