Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “FETO është Sorosi i muslimanëve”

“FETO është Sorosi i muslimanëve”

Kire Sharlamanov, profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, duke vënë në dukje se në publik qarkullojnë informacione se FETO është Sorosi i muslimanëve dhe se Soros është FETO-ja e të krishterëve, tha se “Metodat e punës së FETO-s dhe Sorosit janë të ngjashme. Është e mundshme të ketë koordinim të caktuar”.

Në një bisedë me Anadolu Agency (AA), Sharlamanov thotë se është normale që tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 gusht të mund të shkaktojë goditje të caktuara në ekonomi dhe në sistemin politik, duke shtuar se vetë akti i tentativës për grusht shteti është një akt jashtë kodit demokratik të sjelljes dhe kërcënon jetën demokratike.

Siç thotë Sharlamanov, në secilën demokraci qeveria zgjidhet dhe ndryshohet përmes zgjedhjeve, ndërkohë që çdo mënyrë për ndryshimin e pushtetit në mënyrë të dhunshme shkakton tendosje në sistemet demokratike politike të vendeve.

Duke theksuar se FETO, që qëndron pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik, vepron jo vetëm në Ballkan, por në shumë shtete, Sharlamanov beson se lufta kundër kësaj organizate terroriste duhet të kryhet jo vetëm në Turqi, por edhe në të gjitha këto shtete.

Ai thotë se sipas njohurive të tij, ekziston koordinim i aktiviteteve ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë përmes kanaleve diplomatike, në mënyrë që të thyhet ndikimi i FETO-s në Maqedoni. “Në Maqedoni ka patur disa hapa fillestare për ta neutralizuar ndikimin e grupeve që janë nën ndikimin e kësaj organizate terroriste, por për shkak të specifikave të sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërpartiake dhe ndërkoalicionale, për fat të keq, nuk janë finalizuar përpjekjet e tilla”, shpjegon Sharlamanov.

Që FETO të shpallet organizatë terroriste në Maqedoni, sipas Sharlamanov, është e rekomandueshme që çështja të rregullohet në mënyrë legjislative. Ai sqaron se është e mundur të mos ketë asnjë dëshmi për praninë formale të FETO-s, por, siç thotë, të ketë disa organizata të tjera që marrin të njëjtën ideologji dhe e përhapin në shoqëri.

“Krahasimi FETO-Soros”

Sharlamanov thotë se ka disa pretendime se disa grupe aktive në botë dhe në rajon, siç është fondacioni Soros, përpiqen të kenë ndikm në të njëjtën mënyrë sikurse FETO, duke shtuar se metodat e punës të Sorosit dhe FETO-s janë të ngjashme.

“Në publik qarkullojnë informacione se FETO është Sorosi i muslimanëve dhe Soros është FETO i të krishterëve. Metodat e punës janë të ngjashme. Është e mundshme të ketë koordinim të caktuar, dhe për këtë arsye është i nevojshëm koordinim në nivel të shteteve në të cilat të dy organizatat kanë ndikim”, vë në pah Sharlamanov.

Lidhur me luftën kundër FETO-s në Maqedoni, Sharlamanov thekson: “Duke patur parasysh atë që ne kemi si mënyrë për të vepruar, mund të vërejmë disa simptoma. Grupe të caktuara në shoqëri, madje edhe në mesin e partive politike që janë në pushtet, tregojnë afërsi dhe sillen si mbrojtës ndaj organizatës së tillë”.

Duke folur për hapat që duhet të ndërmerren që FETO të shpallet organizatë terroriste në Maqedoni, Sharlamanov thotë se fillimisht është i nevojshëm rregullim legjislativ, ndërsa më pas të merren hapa të mëtejshme.

“Duhet të sillet ligj për luftimin e organizatave terroriste, në të cilin do të identifikoheshin organizatat të cilat do t’i nënshtroheshin ligjit dhe besoj se autoritetet e Maqedonisë do të vënë FETO-n midis këtyre organizatave dhe në këtë mënyrë FETO nuk do të jetë në gjendje të veprojë në mënyrë të ligjshme në Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Sharlamanov.

Ai shtoi se perceptimi i qytetarëve në Maqedoni është pozitiv ndaj Turqisë. Në këtë kontekst, profesori si shembull përmendi një anketë të realizuar në mes të datave 4-10 shkurt në Maqedoni, në kuadër të së cilës është parashtruar pyetja se cili shtet është më miqësor ndaj Maqedonisë, dhe sipas përgjigjeve të qytetarëve Turqia konsiderohet si shteti më miqësor për Maqedoninë.

Sipas tij, në bazë të rezultateve të anketës, edhe te shqiptarët, edhe te maqedonasit, Turqia është vendi më miqësor ndaj Maqedonisë dhe se Turqinë si shtet më miqësor për Maqedoninë e ndjekin Rusia, SHBA-të dhe Gjermania.

Për një vend si Turqia, karakteristik është sistemi presidencial

Profesori Sharlamanov potencon se tentativa për grusht shteti në Turqi tregon se sistemi ka treguar shenja të dobësisë. Siç thotë ai, kjo gjë në shoqëri krijon paparashikueshmëri dhe jostabilitet. Ai supozon se këto do të eliminohen përmes ndryshimeve të reja kushtetuese, të cilat ai thotë se do të sjellin sistem më të parashikueshëm dhe më të besueshëm për shtetin dhe qytetarët.

Ai më tej vë në dukje se sistemi politik presidencial është po aq legjitim sa edhe demokracia parlamentare, duke shtuar se për vendet e mëdha dhe me popullsi të madhe si Turqia, karakteristik është sistemi presidencial ose gjysmë-presidencial.

Profesori Sharlamanov beson se me sistemin presidencial, Turqia do të arrijë zhvillim ekonomik dhe politik. Megjithatë, ai vuri në dukje se kjo është çështje përgjigjen e së cilës do të japin qytetarët e Turqisë në referendum.

Exit mobile version