Ballina Lajmet Festival i ushqimit hallall në Londër, mbi 100 ekspozues ndërkombëtarë

Festival i ushqimit hallall në Londër, mbi 100 ekspozues ndërkombëtarë

Këtë fundjavë në Londër mbahet Festivali i ushqimit hallall në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 ekspozues ndërkombëtarë.

Festivali mbahet në Tobacco Dock të famshëm në Londrën lindore, dhe 18,000 vizitorë pritet të kenë mundësinë të shijojnë ushqimin dhe pijet më të larta hallall./Anadolu Agency/

Në kuadër të programit, mjeshtëritë e tyre të gatimit do t’i prezantojnë edhe kuzhinierët më të njohur, në mesin e të cilëve edhe fituesi i MasterChef-it britanik Salih Mahmood-Ahmed.

“Tradicionalisht, gjeneratat e mëhershme kanë mund të hanë vetëm atë ushqim që është përgatitur në shtëpi, por tani, më në fund mund të provojnë ushqimin të cilin nuk kanë mund ta provojnë derisa janë rritur.

Festivali tenton të heq këtë barrier, duke sjellë të gjitha llojet e ushqimit nga mbarë bota, por me një kusht, që të gjitha të mbesin hallall”, tha drejtori i Festivalit Ëaleed Jahangir.

Festivali filloi të shtunën dhe përfundon sot. Festivali i parë i këtij lloji në Britaninë e Madhe u mbajt në gusht të vitit të kaluar./Mesazhi/

Exit mobile version