Katër shtëpi janë djegur mbrëmë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Sipas policisë, në Gjakovë, një person ka informuar se në rrethana të panjohura një aneks i shtëpisë i ishte përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.
Rasti është duke u hetuar.
Në Prishtinë, një person ka raportuar derisa ka qenë me familje, në rrethana ende të panjohura kulmi i shtëpisë së tij kishte marrë flakë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin.
Rasti mbetet nën hetime.
Kurse, në Mitrovicë, është raportuar se në fshatin e tij, një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, njësiti i KEDS-it dhe njësiti i zjarrfikësve.
Shtëpia e përfshirë ishte e vjetër dhe nuk ka qenë askush në atë kohë në shtëpi.
Rasti hetohe.
E në Gjilan, është raportuar se një shtëpi e kishte kapluar zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin.
Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa të lënduar në njerëz nuk ka.
Rasti po hetohet.