Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në ditën e Fitër Bajramit ka uruar qytetarët që ta kalojnë në një atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.
Osmani thekson se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.
“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.
U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, përfundon urimin e para e shtetit.