Ferrari prezanton veturën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar, modelin F80 me 1,200 kuaj-fuqi

Ferrari ka prezantuar veturën më të fuqishme deri më tani – modelin F80 që kap vlerën e 4 milionë dollarëve.

Kjo hiper-veturë që do të prodhohet në vetëm 799 njësi, ka dyer që hapen lart dhe një ulëse unike për shoferin.

Ferrari F80 arrin shpejtësinë prej shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 350 falë motorit të fuqishëm që prodhon 1,200 kuaj-fuqi.

Fuqia vjen nga një kombinim i motorit V6 me benzinë dhe tre tjerë më elektrik. Bëhet fjalë për një hibrid që mbushet vetë – jo plug-in dhe nuk e ka opsionin e vozitje me zero ndotje.

Këto statistike e bëjnë veturën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar fabrika e Ferrari.