Një 82-vjeçar në Andorra humbet kontrollin e makinës luksoze.
Një ditë e blerjeve të Krishtlindjes në kërkim të dhuratave më të fundit, përfundoi keq për një 82-vjeçar në Andorra. I moshuari ishte duke udhëtuar me një Ferrari së bashku me gruan e tij 59-vjeçare, në këtë qytet, që është edhe mini-shtet në kufijtë e Spanjës me Francën, kur përfundoi në vitrinat e një qendre tregtare.
Sipas dëshmitarëve, supermakina sportive është përplasur fillimisht me pengesat anës rrugës dhe më pas ka përfunduar brenda qendrës tregtare.
Për fat Ferrari 512 Testarossa ka ngecur në gjysmën e vitrinës dhe nuk ka depërtuar më në brendësi të dyqaneve. Burri 82-vjeçar, gruaja e tij, si dhe një shitëse në dyqanin ku përfundoi makina u dëmtuan lehtë.