Ferrari më i suksesshëm i Formula 1 që ka përdorur Michael Schumacher do të dalë në shitje në një ankand në muajin Gusht.
Bëhet fjalë për Ferrarin e vitit 1998, F300 me numër shasie 187, makina e përdorur nga Schumacher dhe që ka fituar të paktën çdo garë ku ka hyrë.
Ekspertët besojnë se Ferrari i Formula 1 i vitit 1998 do të shitet për një vlerë 6 – 8 milionë Dollarë. Ky automjet ka një motor V10 3.0 litërsh që prodhon 800 kuaj fuqi.
Ferrari i Formula 1 i vitit 1998 konsiderohet makina më e suksesshme e skuderisë italiane, që i ka dhënë trofe të njëpasnjëshme me pilotin e saj, kampionin 7 herë të botës Michael Schumacher.
Piloti gjerman mori 4 tituj kampion bote njëri pas tjetrit nga viti 2000 deri në vitin 2004.