Ferizaj, shembull i bashkëjetesës ndërfetare (Dokumentar)

Xhamia dhe Kisha ndajnë të njëjtin oborr në Ferizaj tani e 80 vjet. Ky rast është i rrallë në botë e ndoshta rasti i vetëm. Kjo nuk është e tëra, ekzistenca e objektit të kultit xhamisë dhe kishës, nuk është fotografia e vetme që shfaq tolerancën ndërfetare në këtë qytet. Një miqësi e krijuar ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kishës Katolike, por edhe asaj ortodokse, tregon se toleranca fetare në këtë qytet gjithmonë ka qenë për çdo lakmi. Duke qenë se shumica e popullatës së këtushme i takon besimit islam, barrën kryesore për respektin e ndërsjellë e luajti Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj. Bashkësia islame e Kosovës çdo herë i ka shërbyer fesë dhe atdheut. Duke qenë e kujdesshme që të mos mbjell urrejtje. Por çdo herë të ketë mirësjellje dhe një respekt edhe për fetë tjerë.