Ferizaj, konfiskohen edhe 200 kg mish dhe nënprodukte të mishit

Në Ferizaj janë konfiskuar edhe 200 kg mish dhe nënprodukte të mishit të prishur dhe me afat të skaduar.

Vendimi është zbatuar nga Inspektorati Komunal pas inicimit të kryetarit Agim Aliu.

Aliu siguron qytetarët ferizajas se autoritetet lokale përmes inspektoratit komunal, në vazhdimësi po bëjnë kontrollin e produkteve të ofruara në treg, cilësisë së tyre dhe kushteve higjeno-sanitare në subjekte afariste.

Një aksion i ngjashëm është ndërmarr edhe para pak ditësh i cili ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit të prishura, skaduara dhe dëmtuara.