Ferizaj e transferon sulmuesin nigerian Abdul

Klubi i futbollit Ferizaj është përforcuar në fazën ofanzive.

Ferizajasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Abdeen Temitope Abdul, i cili së fundmi ka luajtur në Islandë tek ekipi Dalvik.

“Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofanzive”, shkroi klubi ferizajas.

Abdul në sezonin 2022/23 ka luajtur në Shqipëri tek Skënderbeu, ndërsa i kishte realizuar 12 gola nga 24 ndeshje të zhvilluara.

Ferizaj u rikthye në Superligë në këtë sezon dhe synon të ketë qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi në ligën elitare të futbollit kosovar.