Ulpiana e ka mposhtur 3:2 Ferizajn në ndeshjen e Grupit B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Por Ferizajt i takon fitorja nga ajo ndeshje me rezultat zyrtar, 3:0.
Kështu vendosi të hënën Komisioni i Garave.
Ferizaj, që ishte vendas, kishte paraqitur ankesë, duke pretenduar se paraqitja e lojtarit të Ulpianës, Enes Hajrullahu, ishte e parregullt. Komisioni i Garave ka konstatuar se aktivizimi i tij ka qenë i palejuar dhe në kundërshtimr me rregulloren e garave dhe propozionet e garave. Kështu pikët e rëndësishme nga ajo ndeshje i takojnë Ferizajt.
Komisioni i Garave në njoftim nuk ka shkruar pse Hajrullahu nuk kishte të drejtë loje.