Ballina Kulturë “Ferid Pashë Vlora” u kthye në Shqipëri

“Ferid Pashë Vlora” u kthye në Shqipëri

Në kuadër të panairit të librit në Tiranë, u organizua promovimi i libri të librit “Ferid Pashë Vlora të autorit turk Abdulhamit Kırmızı.

Në këtë promovim referuan historianët Ferid Duka, Nuridin Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, po ashtu historian, Sylë Ukshini.

I pari foli ambasadori kosovar, Dr. Sylë Ukshini, i cili e vlerësoi librin dhe tha se kjo paraqet një ngjarje të rëndësishme për historinë shqiptare, sepse kështu edhe në shqiptarët po e njohin një personalitet të lartë të Perandorisë Osmane, që ishte i lozës së vlonjatëve të Ismail Qemalit.

Së dyti, foli studiuesi i historisë nga Tirana, Dr. Ferid Duka, i cili foli me pietet të lartë se ky libër paraqet një arritje të lartë shkencore, sepse i ka sjellë gati të gjitha burimet arkivore që kanë të bëjnë me këtë personalitet të lartë të shtetit osman. Përveç kësaj, prof. Duka foli edhe për personalitetin e madh të Ferid Pashë Vlorës si diplomat dhe politikan i rëndësishëm në Perandorinë Osmane.

Sipas tij, Ferid Pashë, megjithatë mbetet një produkt i gjeografisë shqiptare, që, me veprimtarinë e tij, sigurisht që kanë ndihmuar edhe nëpër kauzën shqiptare.

Në fund foli edhe Dr. Nuridin Ahmeti, historian nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili theksoi se ky libër e sjell për herë të parë figurën e Ferid Pashës në historiografinë shqiptare, që po njihet për herë të parë nga opinioni shkencor shqiptar.

Sipas tij, “Ferid Pashë Vlora është prurja më e re dhe më e mirë në historinë shqiptare për njohjen e kontributit të familjes Vlora në Perandorinë Osmane dhe në çështjen shqiptare”.

Promovimi përfundoi me një diskutim për rëndësinë e njohjes së personaliteteve shqiptare në periudhën e Perandorisë Osmane

Exit mobile version