Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Sadri Ferati, i ka ftuar palët të reflektojnë karshi formimit të institucioneve të vendit.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se në situatën në të cilën jemi, të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, janë dy zgjidhje, ose duhet të votohet kandidati i PAN-it, ose duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
Ndërsa, sipas Feratit, në situatën tjetër, atë të krijimit të Qeverisë, nëse nuk votohet kandidati i që e propozon PAN-i për 15 ditë, atëherë e drejta i kalon grupit tjetër, ani pse thotë se është në diskrecionin e presidentit të vendit.
Ferati ka folur edhe për paralajmërimin e presidentit të AKR’së, Behgjet Pacolli, ndaj LDK-së.
Ai ka thënë se deklaratën e Pacollit e ka parë si thirrje për zhbllokim të institucioneve.