“Fenomeni” Ronaldo blen Valladolidin në La Liga

Brazil's former player Ronaldo Luis Nazario de Lima gives an interview as he arrives for The Best FIFA Football Awards ceremony, on October 23, 2017 in London. / AFP PHOTO / Glyn KIRK

Luis Nazario Da Lima, Ronaldo arriti të fitojë zemrat e tifozëve në aventurën e tij në kampionatin spanjoll të futbollit, por tani, vite larg nga paraqitjet mbresëlënëse në kryeqytetin iberik, vendos të rikthehet në një Real tjetër.

Fenomeni ka vendosur të investojë një pjesë të mirë të pasurisë te skuadra e Real Valladolid, klub që militon në La Liga dhe nga muaji shtator do të ketë brazilianin si pronar dhe president të ri.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Realit të Madridit po finalizon blerjen përfundimtare të aksioneve, në një operacion financiar që do të shkojë deri në 30 milionë euro. Pas kompletimit të procedurave dhe miratimit nga organet fiskale spanjolle, Ronaldo do të marrë postin e presidentit, ndërsa kreu aktual i klubit të Valladolid, Carlos Suarez do të mbetet administrator i deleguar.

Fenomeni po mbyll kështu një tratativë të gjatë, të nisur në muajt e parë të vitit 2018. Blerja e skuadrës nga La Liga dukej diçka e largët, pas futjes në tratativa të meksikanit Ernesto Tinajero, që kishte ofruar më shumë. Por, Ronaldo ngadhënjoi mbi palët duke marrë edhe aksionet e Valladolid./Top Channel