Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë Inovacionit (MASHT) u ka dërguar të gjitha institucioneve arsimore në vend një shkresë rekomanduese për mobilizim në zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijës.
Ky rekomandim është bërë me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të tekonologjusë të nxitura në platforma Tik-Tok.
“Siç jeni në njohuri dhe siç jemi duke u ballafaquar me shqetësimet e fëmijëve si pasojë e keqëpërdorimit të teknologjisë (rastet e vetëlëndimeve të nxitura në platforma Tik-Tok), jemi në kohën e domosdoshmërisë për zbatimin e politikiave të mbrojtjes së fëmijës, ashtu që fëmijët tanë të rriten të sigurt dhe të mbrojtur nga rrethanat e dëmshme për zhvillimin e tyre”, thuhet në rekomandimin e MASHT-it për shkollat.
Në këtë rekomandim MASHT-i ka listuar disa nga disa nga ligjet e hartuara që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijës.