Feniksi shkruan historinë

Skuadra kosovare e futsallit, Feniksi ka shkruar sot historinë.

Kampioni i Kosovës në futsall ka kaluar në Raundin Elitë të “UEFA Futsall Cup”.

E gjithë kjo pas triumfit kundër ekipit gjeorgjian të Tbilisi State University me rezultat 7:3, transmeton Telegrafi.

Brahimi realizoi 3 gola, Mejzini dhe Alibegu realizuan nga 2 gola, e cila gjë i siguroi pozitën e dytë në grupin 2 Fenikit, i cili grumbulloi gjashtë pikë.

Dy pozitat e para të grupit kalojnë tutje në Raundin Elitë, ku do të luajnë 16 ekipet më të mira të Evropës.