Fenerbahce sjell mesfushorin argjentinas Jose Ernest Sosa

Klubi turk i futbollit Fenerbahçe ka transferuar në radhët e veta mesfushorin argjentinasin Jose Ernest Sos si lojtar të lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fenerbahçe njoftoi se me futbollisitin 35-vjeçar nënshkroi kontratë dyvjeçare pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me Trabzonsporin më herët gjatë kësaj vere.

Ai është një lojtar shumë me përvojë që fitoi titullin e kampionit gjerman me Bayern Munich-un në vitin 2008 dhe 2010.

Për Trabzonsporin ka luajtuar që nga viti 2017, kurse në sezonin 2019-20 në 42 ndeshje shënoi 11 gola dhe regjistroi 12 asistime.

Karrierën e tij e filloi në Estudiantes dhe më vonë luajti për shumë klube, duke përfshirë Bayernin, Napolin, Atletico Madridin, Beşiktaşin, Milanon dhe Trabzonsporin.

Për përfaqësuesen e Argjentinës ka regjistruar 19 paraqitje dhe ka shënuar një gol.