Fenerbahce refuzon ofertën e parë të Lazios për Muriqin

E ardhmja e Vedat Muriqit duket larg Fenerbahces.

Sipas medieve në Turqi, drejtues të Lazios kanë qëndruar së fundi në Stamboll, për të negociuar transferimin e Vedat Muriqit.

Thuhet se Lazio i ka ofruar Fenerbahces një ofertë prej 15 milionë euro për Muriqin, dhe tre milionë tjera do të realizoheshin në formë të bonusesh.

Por, TRT Sport thekson se oferta e parë prej 15 milionë eurosh e Lazios është refuzuar. Përveç Lazios, është edhe Fiorentina që po këmbëngul për Vedat Muriqin, përcjell lajmi.net.

Pas vendosjes së kufirit të shpenzimeve nga TFF për Fenerbahcen, shitja e Muriqit këtë verë sipas medieve në Turqi duket e sigurt.

Muriqi te Fenerbahce është transferuar një vit më parë, dhe në sezonin e parë realizoi 15 gola në 32 paraqitje.