Fenerbahce pas talentit shqiptar Omar Imeri, Shkëndija i vendos çmimin

Fenerbahce vazhdon të peshkojë sërish futbollistë në Maqedoninë e Veriut, ku kësaj radhe synim i tyre është një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për talentin e Shqipërisë U21, Omar Imeri, 20-vjeçari i cili ka spikatur në dy sezonet e fundit me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë 300 mijë euro nga transferimi i Imerit, siç shkruan “Sportmedia.mk”.

Për 20-vjeçarin ky është sezoni i tretë si profesionist, pasi më parë ka luajtur edhe me Shkupin si i huazuar.

Momentalisht ka një bllokim për kalimin te Fenerbahce, pasi këta të fundit ofrojë 150 mijë euro, pra gjysmën e asaj që Shkëndija kërkon për autorin e pesë golave në kampionat këtë sezon.

Para tri vitesh Fenerbahce mori nga Rabotnicki, Eljif Elmasin, që pastaj u shit te Napoli.