Fenerbahce ia cakton çmimin Vedat Muriqit

Skuadra turke ka vendosur t’i dëgjojë ofertat e secilës skuadër, e cila është në gjendje të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin 25 vjeçar, raporton Fotomac, përcjell lajmi.net.

Muriqi po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane, dhe më së shumti janë përmendur Tottenham, Lazio dhe Napoli.

Sulmuesi i Kosovës është ambientuar mirë në sezonin e parë te Fenerbahce, pas transferimin nga Rizespor.

Këtë sezon në Superligën e Turqisë, ai ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje.