Një studim i fundit ka arritur në një rezultat paksa të pabesueshëm. Ka shumë mundësi që këto rezultate t’i shokojnë shumicën e burrave të cilët vazhdimisht akuzojnë gratë e tyre që po shkatërrojnë financat e familjes duke shpenzuar para për të blerë çanta dhe këpucë.
Megjithatë, burrat më në fund duhet të pranojnë që gratë janë më të mira se ata për tu marrë me buxhetin. Studimi ka treguar që gratë i ndjekin me kujdes shpenzimet e tyre dhe kanë me pak mundësi që të marrin borxhe me anë të kredive apo kartave të kreditit.
Është zbuluar gjithashtu se burrat janë më të predispozuar se gratë për të injoruar rritjen e borxheve dhe për të harruar të paguajnë faturat. Studimi ka treguar se gratë ndryshe nga burrat i lajnë borxhet e tyre me ripagime të rregullta.
Një zëdhënës nga një faqe interneti mbi menaxhimin e parave tha që këto rezultate të këtij kërkimi i përgënjeshtruan akuzat e zakonshme të burrave që gratë janë të papërgjegjshme me paratë e tyre.
“Për vite me rradhë është menduar që gratë janë ato shpenzueset e mëdha, që i hidhnin paratë e tyre për rroba,” – tha ai. “Por mesa duket meshkujt janë ato që kanë probleme me financat e tyre, ndërsa femrat dinë se si të menaxhojnë paratë.”/Mesazhi/