Një nënë kanadeze është bërë yll i rrjeteve sociale pasi i dënoi fëmijët e saj në mënyrë mjaft kreative, pas një faji që kishin bërë.
Nëna në fjalë i kishte detyruar fëmijët që të shkonin deri në shkollë duke mbajtur në duar pankarta “U sollëm keq me shoferin e autobusit, nëna na ka dënuar”.
Ndëshkimi i saj krijues u nda mbi 38.000 herë në mediat sociale pasi ajo postoi metodën e saj të prindërimit në Facebook. Ka pasur kritika se nena ne fjale i ka “shkaterruar psikologjikisht femijet e saj”, por edhe lavdata se ajo u ka dhene nje mesim te mire per sjelljet me te tjeret. /MESAZHI/